Filmat më të njohur dhe që mezi po priten për të dalë nga të gjithë adhuruesit e kinematografisë, bënë debutimin e tyre dje, gjatë finales së futbollit në Amerikë që quhet Super Bowl.
Filmat më të njohur dhe që mezi po priten për të dalë nga të gjithë adhuruesit e kinematografisë, bënë debutimin e tyre dje, gjatë finales së futbollit në Amerikë që quhet Super Bowl.
Netflix ka filluar transmetimin e një seri dokumentarësh të përmbledhura në serialin “Dirty Money” (Paratë e Pista), që është prodhuar nga po kjo platformë.
Një dokumentar me metrazh të shkurtër, që shpalos jetën dhe aksionet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, është prodhuar nga regjisori italian Steven Renso.
Aktorët më të mëdhenj të kinematografisë britanike, por edhe asaj amerikane, kanë vendosur të veshin rroba të zeza në festivalin britanik të filmit, në shenjë proteste ndaj abuzimeve seksuale kundrejt femrave në industrinë e filmit.
Kinoklubi i Aleancës Franceze të Tiranës do të shfaqë të enjten më 15 shkurt filmin francez “Viktoria” të regjisores Justine Triet.
Filmi “Martesa” është i pari produksion me metrazh të gjatë nga regjisorja Blerta Zeqiri, që do të shfaqet premierë për publikun e kryeqytetit më datë 2 shkurt, në kinemanë Cineplexx.
Mrika Krasniqi, regjisorja e filmit “Prova” (Proof, 2018), ka konfirmuar projektin e saj të ri. “Prova” është një film autor me metrazh të gjatë, me skenar, regji dhe producente Mrika Krasniqi, prodhim i kompanisë filmike amerikane “Nil Production”. Ikona legjendare e aktrimit shqiptar, i madhi Xhevat Limani luan rolin e protagonistit kryesor, përkrah Liza Hoxha. […]
Filmi “Dita zë fill” (Daybreak) nga regjisori shqiptar Gentian Koçi, do të shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, Kaliforni. Edicioni i 33-të i festivalit do të zhvillohet nga data 31 janar deri më 10 shkurt 2018, ku edhe një filmi kosovar “T’Padashtun” do të shfaqet në këtë festival. “Daybreak” është […]
Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, është bërë pjesë e jurisë së festivalit ndërkombëtar të filmit në Rotterdam, nën programin e industrisë së CineMart, ku edhe do të ndahet çmimi i zhvillimit e bashkëpunimit Eurimages.
“The Death of Stalin” është filmi i fundit britanik me nota komike, që përshkruan jetën e diktatorit të famshëm rus, Joseph Stalinit. Megjithatë, duket se ky film nuk i ka pëlqyer aspak popullit rus.