Art & Kulturë

Muzeu Historik Kombëtar shfaq Ikona Mariane

23 Dhjetor 2021, 11:00, Muzeu Historik Kombëtar Sot (23 dhjetor 2021), Muzeu Historik Kombëtar hapi ekspozitën “Ikonat Mariane.” Në sallën e ekspozitave, në katin e dytë të muzeut shfaqen disa ikona kushtuar Shën Mërisë, të cilat përkasin autorëve të ndryshëm. Aktiviteti zhvilohet sipas udhëzimeve dhe masave për mospërhapjen e Covid-19.

TKOB mbyll vitin me “Arrëthyesin”

28, 29, 30 Dhjetor 2021, 18:30, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit Më datë 28, 29 dhe 30 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjitet “Arrëthyesi” i Tchaikovsky-t. Orkestra dhe trupa e baletit do të mbështetet nga nxënësit e Shkollës Kombëtare Koreografike. Të treja shfaqjet nisin në orën 18:30. […]

Galeria e Artit Tiranë mbyll vitin me ekspozitën “Tirana Dhjetor 21”

22 Dhjetor 2021, 18:00, Galeria e Artit Tiranë Për të kremtuar tre muaj pranë publikut dhe fundin e vitit, Galeria e Artit Tiranë organizon ekspozitën “Tirana Dhjetor 2021” e cila çelet pasditen e 22 dhjetorit. Ekspozita prezanton një përzgjedhje veprash në pikturë, vizatim, qeramikë dhe skulpturë të cilat vijnë në mediume të ndryshme. Emra të […]

“Vagon,” premierë te ArTurbina

14 dhe 15 dhjetor, 19:00, ArTurbina Më datë 14 dhe 15 dhjetor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ngjit në skenë dramën “Vagon.” Në të dy netët shfaqja nis në orën 19:00 në ambientet e ArTurbina. “Vagon” është një dramë filozofike që ka në qendër njerëz të vetmuar në rrethana tranzicioni. Protagonistët që interpretohen nga Nertian […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).