Art & Kulturë

Hapet panairi tradicional “Blej Shqip”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon për nder të ditës së flamurit, panairin tradicional “Blej Shqip” 2018. Ky panair tashmë tradicional mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të […]

Eda Zari rikthehet në Prishtinë, sjell një “Udhëtim dimëror” në prag të festave të fundvitit

“Një program i pazakontë përmbush dëshira të vogla nostalgjike muzikale dhe kyçet me përmasën shpirtërore në muzikë. Përmes aranzhimeve të larmishme xhaz gërshetohen melodi aq të njohura, që tingëllojnë familjare, dhe përgatisin shpirtin për sezonin e festave të fundvitit. Dimensioni shpirtëror në muzikë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndaj shkojmë muzikalisht pas në histori, për të […]

Kreditorët

Premierë absolute e shfaqjes “Kreditorët” nga August Strindberg me Helidon Fino, Luli Hoxha, Tringa Shala dhe Laert Vasili. Një nga kryeveprat e autorit të madh skandinav vjen për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet bashkëshortore! Regjia Luli Hoxha.

Këmbëzbathur në park

Dashuria e vrrullshme dhe pasionante e çiftit të sapomartuar Kori dhe Pol vihet në pikëpyetje teksa ata duhet të përballen me problemet e përditshmërisë. Pol do të ulë Korin me këmbë në tokë, ndërsa ajo do të bindë Polin se është bukur të jesh kundra rrymës. Në vorbullën e kësaj komedie të mrekullueshme përfshihen dhe […]

Tiranë – Koncert Vizatimor / Jazz

Në datat 10 deri më 14 dhjetor 2018, rrjeti i Aleancave Franceze në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri, ju propozon një koncert drejtpërsëdrejti ku ndërthuret jazz-i francez me tregimet figurative (bande dessinée). Ky projekt lindi nga takimi mes grupit Hot Club Tirana dhe dy dizenjatorëve, francezit Cédric Fortier dhe shqiptarit David Kryemadhi. Një […]

The Kabatronics at Art Turbina Fustanella Festival

Projekti midis Fanfara Tirana dhe Transglobal Underground me se fundi LIVE te Art Turbina ne Tirane. SHTYPI NDERKOMBETAR: ★★★★★ STUTTGARTER ZEITUNG (DE) – “Nje koncert fenomenal me nje sound infernal te thurur hijshem dhe imet.” ★★★★★ RHEIN-ZEITUNG (DE) – “Shfaqje mahnitese e Fanfara Tirana dhe Transglobal Underground Një koncert nga monstra transnacionale te riff-it. Përzierja perveluese e loops, samples, […]

Freiraum, hapësirat e lira

Çfarë janë hapësirat e lira? A ka patur dhe a ka të tilla në Tiranë? Çfarë ndodh dhe çfarë ka ndodhur me këto hapësira? A është liria një mundësi apo një pengesë? Projekti “Freiraum” kërkon përgjigjet në tre drejtime: në fotografi, në muzikë dhe në fjalë. Anjeza Hoxha është një fotografe në kërkim të lirisë […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).