Art & Kulturë

Promovimi i Librit “ARBËRESHËT, midis realitetit dhe mitit” nga Fatmir Toçi.

Botimet Toena në bashkëpunim me Universitetin Ismail Qemali, Vlorë ju fton në promovimin e librit “ARBËRESHËT, midis realitetit dhe mitit” nga autori Fatmir Toçi. Diskutojnë për librin:– Irena Toçi, Botuese, Toena– Prof. Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë– Akademik Rexhep Qosja (online)– Albert Abazaj, Drejtor i Bibliotekës Universitare “Nermin Vlora Falaschi”, Vlorë– Dr. […]

Promovimi i Librit “DOKE DHE TRADITA: NJË HISTORI E SHKURTËR E GJAKMARRJES NDËR KANUNET SHQIPTARË” nga Gelanda Shkurtaj

Botimet Toena në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizojnë promovimin e librit: “DOKE DHE TRADITA: NJË HISTORI E SHKURTËR E GJAKMARRJES NDËR KANUNET SHQIPTARË” të autores Gelanda Shkurtaj. E mërkurë, 15 Qershor 2022, ora 18:00Salla UNESCO – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.

“Heshtja – Rrëfimi i një polici të antimafies” nga Gianni Palagonia

Tabloja e një mafieje siciliane, që sot punon në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pisëta dhe korrupsionit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën.
Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.

Promovohet libri “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”

Në ambientet e jashtme të Akademisë së Shkencave është promovuar libri studimor i akademikëve Anastas Angjeli dhe Adrian Civi “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”. Në fjalën e tij, Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi tha se çdo përurim (promovim) libri përbën një ngjarje të veçantë, një sfidë të këndshme si për autorët edhe për […]

Prezantim i librit URIA, Jamal Ouariachi Përktheu: Albana Shala

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet ‘80 […]

Promovimi i librit “Ndonjëherë Qëndrojnë Përgjithmonë”

Pas përmbledhjeve “Fytyra tjetër e natës” (2003) dhe “Libri i bardhë” (2011), vjen kjo përmbledhje të re me tregime “Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë”. Përmes fantastikes, misterit dhe tmerrit, që gjarpëron në çdo tregim të tij, kjo përmbledhje prek tema të njohura, por njëkohësisht zbulon edhe territore te reja, të pashkelura më parë nga një autor shqiptar. […]

Promovohet “Itaka” i Fate Velajt

Libri “Itaka” i cilësuar nga kritika si një risi në letërsinë shqipe, që pasuron biografinë artistike të shkrimtarit, piktorit dhe fotografit, Fate Velaj, u promovua mbrëmjen e djeshme në Qendrën e Hapjes për Dialog. Në promovimin e librit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, shkrimtari Fate Velaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, deputeti […]

Botohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019”

Shtëpia botuese “Orfeu” nga Prishtina ka njoftuar se sapo është botuar monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” nga doajeni i gazetarisë kosovare, Azem Brovina, përcjellë KultPlus. Projekti shumëvjeçar i Brovinës për ta përmbledhur brenda një libri historinë njëshekullore të futbollit kosovar, sublimon përpjekjen hulumtuese shumëvjeçare të autorit (Azem Brovina), si profesionist i disiplinuar dhe rigoroz në […]

Promovimi ‘Albanian Alps From The Air’ nga Alket Islami

Alket Islami njofton eventin e promovimit të albumin tim ‘Albanian Alps From the Air’, date 10 Shkurt, ora 18.00, tek Bookstore Adrion, Tiranë. Në vijim të 5 albumeve të realizuara deri tani, ky është botimi i parë kushtuar Alpeve Lindore të Shqipërisë nga Alket Islami. Ky botim mishëron përpjekjen e nje pune disa vjeçare të […]

Promovim i romanit “Hollywood” – Bukowski

Nuk mund të mbyllet viti pa iu gëzuar një libri të rëndësishëm si “Hollywood” të Charles Bukowski-t. Përkthyesja e Bukowski-t, Iris Sojli, bashkë me gazetaren Luela Myftari, (të dyja të çmendura pas Bukos) do të bashkëbisedojnë shtruar, me nga një gotë përpara. Aktiviteti zhvillohet ditën e enjte, dt. 26 dhjetor, ora: 18:30, te bar Radio.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).