Art & Kulturë

“Dita Zë Fill” pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara

 

Filmi “Dita zë fill” (Daybreak) nga regjisori shqiptar Gentian Koçi, do të shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, Kaliforni.

Edicioni i 33-të i festivalit do të zhvillohet nga data 31 janar deri më 10 shkurt 2018, ku edhe një filmi kosovar “T’Padashtun” do të shfaqet në këtë festival.

“Daybreak” është një dramë sociale, që tregon historinë e një nëne, e cila së bashku me foshnjën e saj vendosin të jetojnë me një grua të vjetër e të sëmurë. Sipas regjisorit, kompromiset morale që njerëzit duhet të bëjnë kur ballafaqohen me sfida ekonomike dhe ato të mbijetesës, janë të pranishme dhe trajtohen në këtë film shqiptar.

Në këtë film interpretojnë aktorët: Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Hermes Kasimati dhe Adele Gjoka.

Aktorja kryesore e këtij filmi, Ornela Kapetani, ka fituar çmimin “Zemra e Sarajevës” si aktorja më e mirë e këtij festivali. Po ashtu, ky film rrëmbeu edhe çmimin “Golden Sun”, si filmi më i mirë në Cinedays Fest of European Film.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).