Art & Kulturë

Një shqiptar pjesë e jurisë së festivalit të filmit në Rotterdam

Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, është bërë pjesë e jurisë së festivalit ndërkombëtar të filmit në Rotterdam, nën programin e industrisë së CineMart, ku edhe do të ndahet çmimi i zhvillimit e bashkëpunimit Eurimages.

Ky është një çmim vjetor që kap vlerat e 20.000 euro dhe i jepet vetëm njërës prej disa projekteve të përzgjedhura, që janë ose do të jenë një bashkëprodhim evropian. Këtë vit janë 16 projekte filmike që do të konkurrojnë për çmimin Eurimages, ku në juri përveç drejtorit të QKK-së, janë edhe Dorien Van de Pas e Rachel Ellis.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Rotterdam ka për qëllim nxitjen e producentëve nga e gjithë bota që të shfaqin punët e tyre, duke u dhënë atyre mundësi për t’u trajnuar më shumë në këtë fushë.

Në këtë festival do të jepen edhe 3 çmime të tjera që janë: ARTE International Prize, Wouter Barendrecht Award dhe Filmmore Post Production Award.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).