Jam zgjuar diku në orën 04.30, ndërsa jashtë kishte ngrirë gjithçka. Unë jam njeri që vuaj gjëra të paqena për shumëkënd. Fjeta keq dje dhe gjithë paraditen e kalova hundë e buzë. Arsyeja mund t’i duket dikujt qesharake, por mua më torturoi gjithë natën e lume. Është punë futbolli, ndaj nuk po futem në hollësi. […]
