Filmat më të njohur dhe që mezi po priten për të dalë nga të gjithë adhuruesit e kinematografisë, bënë debutimin e tyre dje, gjatë finales së futbollit në Amerikë që quhet Super Bowl.
Bëhet fjalë për “Star Wars: Solo”; “Jurassic World: Fallen Kingdom”; “The Cloverfield Paradox”; “Red Sparrow” dhe “Avengers: Infinity War”, të cilët publikuan trailerat e tyre gjatë reklamave për të gjithë fansat.
Duke u renditur si ndër më të famshmit që priten të dalin gjatë 2018, këta filma po thyejnë rekorde pa dalë ende në kinema.
Kështu, “Star Wars” ka shfaqur disa sekonda nga filmi i tij më i ri, që do të dali më 23 maj, ku në të interpretojnë aktorët Woody Harrelson, Emilia Clarke, Donald Glover, Thandie Newton, Paul Bettany dhe Phoebe Waller-Bridge.
Po ashtu, “The Cloverfield Paradox” ka lançuar trailerin e serisë së tretë të tij, që trajton historinë e disa astronautëve në hapësirë. Me aktorët Daniel Bruhl, Elizabeth Debicki dhe Aksel Hennie, ai ka dalë ditën e djeshme në Netflix.
Seria e fundit e Jurassic World nuk kishtë si të mungonte në mesin e filmave më të njohur të 2018, në trailerin e së cilës shohim se ishullin e dinosaurëve e pret shkatërrimi i plotë. Ai do të dalë në kinema më 7 qershor 2018.
“Red Sparrow” është filmi më i fundit nga aktorja e njohur Jennifer Lawrence, e cila luan rolin e një balerine ruse, që do të rekrutohet nga një shërbim inteligjent sekret, për shkak të “dhuntisë” së saj të veçantë.
Ndërkohë, “Avengers: Infinity War” publikoi trailerin e dytë të filmit të tij, që theu rekordet anembanë botës si traileri më i parë brenda pak ditësh.