Art & Kulturë

Bafta 2018: Yjet e kinematografisë do të vishen me të zeza në shenjë proteste

Aktorët më të mëdhenj të kinematografisë britanike, por edhe asaj amerikane, kanë vendosur të veshin rroba të zeza në festivalin britanik të filmit, në shenjë proteste ndaj abuzimeve seksuale kundrejt femrave në industrinë e filmit.

Kjo zgjedhje është bërë për të mbështetur lëvizjen Time’s Up, e cila është ngritur nga disa yje të Hollywood për të luftuar këtë fenomen shqetësues. Një letër u është dërguar të ftuarve vip në këtë ceremoni ku shkruhet: “Ju kërkojmë që të vishni të zeza në Bafta, që të japim edhe ne të njëjtin shembull si motrat tona që morrën pjesë në Golden Globes”.

I njëjti kod veshje u prezantua edhe në ceremoninë e Golden Globes, ku VIP-at u shfaqën të gjithë me rroba të zeza. Deri më tani të famshmit që e kanë pranuar këtë ftesë veshjeje në Bafta janë: Emma Watson, Keira Knightly, Emilia Clarke, Natalie Dormer, Felicity Jones, etj.

Festivali britanik i filmit Bafta do të prezantohet nga Joanna Lumley dhe ceremonia do të zhvillohet në 18 shkurt.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).