Art & Kulturë

Filmi francez “Viktoria” shfaqet në Tiranë

Kinoklubi i Aleancës Franceze të Tiranës do të shfaqë të enjten më 15 shkurt filmin francez “Viktoria” të regjisores Justine Triet.

Ky prodhim i vitit 2016 është një komedi e shkëlqyer, i cili trajton historinë e juristes 30 vjeçare Viktoria, që përpiqet fort të rrisë dy vajzat e saj vetëm. Cinike dhe e dëshpëruar, ajo takon gjatë një dasme dy shokë të vjetër, Vincent dhe Sam, një klient i vjetër, të cilët do t’ia kthejnë përmbys rutinën e saj të përditshme.

Ky film do të shfaqet në orën 17:30 tek kinema Agimi dhe bileta kushton 200 lekë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).