Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar ditën e soteme disa foto nga stadiumi i ri Kombëtar i sapo rindërtuar në kryeqytet. “Air Albania Stadium” duket se ka marrë edhe dorën e fundit të përgatitjeve, ndërsa pritet të hapet për ndeshjen Shqipëri-Francë që do të luhet të dielën më 17 Nëntor.
