Art & Kulturë

“Kastriota”, filmi italian mbi jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut

Një dokumentar me metrazh të shkurtër, që shpalos jetën dhe aksionet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, është prodhuar nga regjisori italian Steven Renso.

Skënderbeu interpretohet nga aktori shqiptar Rimi Beqiri, i cili transformohet në heroin e popullit shqiptar.

Dokumentari tregon jetën e Skënderbeut dhe një periudhë të errët në jetën e tij; Ҫfarë e shtyu atë që të braktiste pozicionin e tij të lartë në ushtrinë osmane dhe të kthehej në Shqipëri?

Një udhëtim në kërkim të vetes dhe qëllimit të tij, në këtë film do të portretizohen edhe disa nga personazhet që ndikuan thellë në jetën e Gjergjit, si Sulltan Murati II, i interpretuar nga Mario Diodati, nipi i tij Hamza që luhet nga Ivan Kingston dhe shoqëruesi misterioz i Skënderbeut, që luhet nga Davide Gambarini.

Rimi Beqiri si Skenderbeu

“Ky është një prezantim i shkurtër i projektit që zë një vend të rëndësishëm në zemrën tonë, ku ne kemi dhënë shumë nga vetja dhe shpresojmë që edhe ju ta pëlqeni atë si ne”-, shkruhet në profilin zyrtar të këtij filmi në Facebook, pasi është shpërndarë traileri.

Filmi është xhiruar në një nga malet e “Dossenas” në 1200 metra lartësi në temperaturën -5 gradë, që ndodhet në një provincë të Bergamos. Pritet që ky produksion të shfaqet në disa festivale filmi të ndryshme jashtë vendit gjatë 2018, që përkon edhe me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

Teaser:

https://www.facebook.com/ScanderbegGjergjKastrioti/videos/143734236307929/

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).