VIDEO/ Shqiptari më i urryer në botë, pjesë e serisë së re televizive “Dirty Money”

Netflix ka filluar transmetimin e një seri dokumentarësh të përmbledhura në serialin “Dirty Money” (Paratë e Pista), që është prodhuar nga po kjo platformë.

Episodi i parë i këtij seriali ka trajtuar skandalin e VW-së mbi çlirimin e gazrave dhe “për teknologjinë e saj të pastër për motorët diesel”. Më pas, është folur për Organizatën Trump dhe karrierën e Presidentit të tanishëm të SHBA-së në fushën e biznesit.

Një prej episodeve flet për skandalin e barnave në SHBA, një industri që njihet për keqpërdorimin nga kompani të mëdha, të cilat blejnë kompani prodhuese të vogla farmaceutike, nga ku më pas rrisin jashtëzakonisht shumë çmimet.

Pjesë e këtij episodi është edhe ai që tashmë njihet si “shqiptari më i urryer në botë”, Martin Shkreli, i cili vite më parë bleu po ashtu një kompani farmaceutike që më pas e rriti çmimin e barit që prodhohej nga ajo kompani në disa qindra dollar.

Tani një emër famëkeq, Martin Shkreli është yll i episodit ‘Drug Short’. Ky episod hulumton lakminë e farmaceutikëve të mëdhenj, veçanërisht kompaninë ‘Valeant’. I fokusuar në të ardhurat e saj, kompania mbylli departamentet e hulumtimeve dhe synoi të blinte kompani më të vogla, duke rritur çmimet e produkteve të tyre”, shkruan Thetriangle.

Në këtë episod, për Shkrelin thuhet gjithashtu se nuk është pjesë e peshqve të mëdhenj të kësaj industrie, megjithatë ai ka ndikuar që emri i tij të urrehet gjithandej SHBA-së.

Secili prej episodeve zgjat rreth 1 orë, ndoshta edhe më shumë, dhe ofrojnë detaje shumë interesante mbi skandale të ndryshme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).