Nga njëra premierë në tjetrën. Në datat 8, 9, 10 dhe 11 Maj në Pallatin e Kongreseve, opera “IL TROVATORE” është premiera e rradhës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me një kast shqiptar dhe ndërkombetar balerinësh. Biletat fillojne shitjen që ditën e sotme në orën 10:00-20:00. Bileta kushton 1000 leke.
Teatri Kombëtar sjell premierën e një prej produksioneve më të mëdha të tij “Engjëjt e Amerikës”. Kryevepra e autorit të njohur Anthony Kushner do të vijë në skenë e ”arTurbina” nën regjinë e Arben Kumbaros. Në rolet e dramës “Engjëjt e Amerikës” vijnë në skenë për publikun aktorët Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert […]
Premiera “Koktejl në Piano Bar”, rezultoi një sukses në skenën e Teatrit Petro Marko në Vlorë, pasi rikthen parodinë. Shfaqja erdhi për publikun nën interpretimin e mrekullueshëm të treshes të parodistëve të Vlorës. Mesazhet sociale dhe tema të mprehta sociale për kohën ku jetojmë, u përcollën në këtë shfaqje me këngë, humor dhe satirë nga […]
Pamja e eksodit të shqiptarëve drejt Bllacës, do të kthehet pas dy dekadash si manifestim artistik në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Shfaqja “Bryma e vdekjes”, me tekst të Milazim Krasniqit e regji të Burbuqe Berishës, përmes bashkimit të kastës së aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës me trupën e Baletit Kombëtarë të Kosovës, […]
Në premierë përveç ekipit të filmit, ishin të pranishëm edhe shumë artistë të cilët kanë pasur komente të mira për filmin. ‘Një tregim Prishtine’ është dramë familjare që flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre; leukeminë akute dhe mënyrën se si ata i sigurojnë mjetet […]
“ La Boheme” një koncept regjisorial, i cili i adaptohet historisë. Ky produksion i ri do të jetë si një rrëfimi kinematografik, ku ngjarjet do të jenë të zhytura në jetën e artistëve impresionistë, në një përzierje të mrekullueshme dashurie dhe dëshpërimi, reale dhe ideale. Mos e humbisni këtë super produksion krejtësisht të ri me […]
Cikli i koncerteve Recitale – Solisike rivjen në këtë sezon artistik me premierën e parë në datën 28 shkurt – ora 19:00 në Muzeun Historik Kombëtar. Me pjesët më përfaqësuese dhe ariet më të bukura nga kryeveprat e Puccini-t, bëhen bashkë solistët, kuarteti i harqeve të orkestrës së TKOB, solistët e rinj. Hyrja në koncert […]
“Hanibali i nëntokës” me tekst të dramaturgut bullgar Hristo Boytchev dhe regji të Fatlum Hazirit, vjen këtë të premte premierë në teatrin “Adriana” në Ferizaj. “Hanibali i nëntokës” është një shfaqje e rikontekstualizuar e temave socio-politike që nga pre historia deri më tani. Problemet globale janë të inkorporuara dhe të paraqitura në rrethana dhe dimenzione […]
Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” do të vijë në premierë në Teatrin Dodona. Monodrama e shkruar nga Ridvan Dibra do të jetësohet në skenë nga regjisorit dhe në këtë rast edhe skenaristi, Ben Apolloni. Në rolin e Madalenës do të vijë aktorja Arjola Demiri. Regjisori Apolloni është deklaruar përmes një postimi në Facebook se gjithmonë […]
“Artisti i vetem, trajton dramën e brëndëshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t’u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale. Përsonazhi i vetem i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezentimit të tij të fundit para publikut […]