Rona Nishliu sonte koncert në Maqedoninë e Veriut

Këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu sonte me një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut do të promovojë albumin e ri “Mindil”. Në albumin “Mindil”, Rona ka bërë një përzgjedhje të këngëve të cilat i përkasin trashëgimisë së pasur muzikore të popullit tonë. Rona Nishliu e cila është shtatzënë, albumin ia ka dedikuar fëmijës së saj […]

Koncert me Tre Tenorët. Ja kur

Në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit SKENA E MUZIKËS SERIOZE SHQIPTARE, i organizuar nga shoqata Alegretto u ftojme qe te ndiqni koncertin Gala TRE TENORET, ku do të performojë një ndër emrat më prestigjioz botëror: Tenori Josif Gjipali bashkë me Mjeshtrin e Madh tenorin Kastriot Tusha të shoqëruar nga Enea Cerashi dhe violinisti […]

Koncert klasik – Kompozitorët frankofonë

30 mars, ora 19 :00 – Katedralja ortodokse – Salla e koncerteve Organizuar nga: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Shqipëri, Ambasada e Francës E drejtuar nga shefi francez i orkestrës Martin Lebel, orkestra kombëtare do të interpretojë pjesë të pianistit, organistit dhe kompozitorit francez Gabriel Fauré (1845-1924), si dhe të organistit dhe kompozitorit […]

Aktivitetet e së dielës në Sheshin “Nënë Tereza”

Siç u vendos, festimet për Ditën e Verës do të zhvillohen të dielën më 17 Mars. Shtyrja e festimeve u bë për shkak të motit me shi më 14 Mars. Të dielën në sheshin Nënë Tereza do të jenë këto aktivitete: • SUMMER FEST 17:00 – 19:00 • SUMMER CONCERT 19:00 – 21:00 • SUMMER […]

Festimet për Ditën e Verës do të bëhen më 17 mars

Të dielën, datë 17 mars do të zhvillohen Festimet për Ditën e Verës në Tiranë. Një fundjavë e paharruar me 50 aktivitete për fëmijë dhe të rritur në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, Sheshin Skenderbej, Liqenin Artificial, Sheshin Nënë Tereza, Pazari i Ri etj. Festa fillon në orën 10:00 të mëngjesit, për të vazhduar gjatë gjithë […]

Ermal Meta në Teatër!

Më 4 Mars 2019 vjen përpara publikut të Tiranës kengëtari i famshëm me origjine shqiptare Ermal Meta, me koncertin “Ermal Meta ne Teatër me GnuQuartet”, pjesë e tourit të tij të fundit me kuartetin Italian GnuQuartet. Ky tour momentalisht po luhet në skenat më prestigjoze në 23 qytete të Italisë. GnuQuartet përbëhet nga katër muzikantë […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).