Art & Kulturë

Rona Nishliu sonte koncert në Maqedoninë e Veriut

Këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu sonte me një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut do të promovojë albumin e ri “Mindil”.

Në albumin “Mindil”, Rona ka bërë një përzgjedhje të këngëve të cilat i përkasin trashëgimisë së pasur muzikore të popullit tonë. Rona Nishliu e cila është shtatzënë, albumin ia ka dedikuar fëmijës së saj të parë.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur tash e disa muaj brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çka e inspiron muzikën kombëtare dhe rajonale. Pas dëgjimit të këngëve të mija, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etc. Jam falënderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, shkruhet në kopertinën e albumit të ri të Ronës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).