Filmat e Xhanfize Kekos, nga Vjena në Kopenhagen

Filmat e Xhanfize Kekos po përjetojnë një pranverë të dytë. Sot e nesër, disa prej filmave të saj do të shfaqen në një nga institucionet më të rëndësishme të historisë së kinematografisë botërore. “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur xhirohej një film” do të shfaqen nga […]

“Dea Open Air” vjen nga Saranda në Tiranë

Nga Saranda, Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Dea Open Air”, vjen në kryeqytet. Pas 5 vitesh organizimi në qytetin bregdetar të Sarandës, në këtë edicion të gjashtë, organizatorët kanë vendosur ta zhvillojnë këtë aktivitet në Tiranë, duke i kthyer disa nga pikat më të rrahura në tij, në kinema të hapura. Filma me metrazh të gjatë, […]

Kinoklubi Frankofon

Shfaqet filmi Ascenseur pour l’échafaud nga Louis Malle (1958 – 1h32 – Dramë/Triller) Julien Tavernier dhe dashnorja e tij, Florence Carala, gruaja e shefit të tij, kanë hartuar një plan djallëzor për të vrarë bashkëshortin e bezdisshëm. Pasi vrasja është kryer, Julien rikthehet për të hequr një provë të harruar pa dashje, e gjen veten […]

Emiliano Biraku, shqiptari që po ngjit shkallët e politikës italiane

Emiliano Biraku është shqiptari në Itali që jo vetëm ka arritur të integrohet në shoqërinë italiane, por tashmë synon të bëhet seriozisht pjesë e vendimmarrjeve politike duke drejtuar Partinë Demokratike atje, në qytetin e Venecias. I lindur në Skrapar më 11 qershor 1984, Emiliano emigroi në vendin fqinjë sapo kreu gjimnazin Qemal Stafa në Tiranë. […]

“Streha mes reve”, në festivalin ”Fajr International Film Festival”

Filmi ”Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është pjesë e garës zyrtare në ”Fajr International Film Festival” në Teheran, Iran. Filmi shqiptar konkurron për filmi më i mirë, mes realizimeve të tjera të huaja kinematografike. Ky është një nga festivalet më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe ndër më të […]

Netflix dokumentar për Beyonce

Netflix mund të sjellë një dokumentar për Beyonce. Në një postim Netflix shkroi thjesht ”Homecoming” me shkronja greke. Projekti do të publikohet më 17 prill. Këngëtarja ka një koleksion mode të quajtur “Homecoming”, dhe gërmat janë të shkruara me shkronja greke, njësoj si në postimin e Netflix.

Filmi ”Internimi” premierë botërore në…

Filmi ”Internimi” i regjisorit Kast Hasa merr pjesë në “Arizona International Film Festival”. Kjo është edhe premiera botërore. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa filmi tregon ngjarje të vitit 1983, nga Shqipëria gjatë sundimit komunist. Festivali nis nesër dhe zhvillohet deri më datë 21 prill, ku “Internimi” konkurron për çmimin filmi më i mirë. […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).