Art & Kulturë

“Dea Open Air” vjen nga Saranda në Tiranë

Nga Saranda, Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Dea Open Air”, vjen në kryeqytet.

Pas 5 vitesh organizimi në qytetin bregdetar të Sarandës, në këtë edicion të gjashtë, organizatorët kanë vendosur ta zhvillojnë këtë aktivitet në Tiranë, duke i kthyer disa nga pikat më të rrahura në tij, në kinema të hapura. Filma me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentarë e eksperimentalë, ardhur nga vende të ndryshme të botës, do të shfaqen në ekranin e madh, prej ditës së sotme deri në 8 maj.

Kinemaja kryesore për ofrimin e programit të filmit artistik me metrazh të plotë do të jetë Amfiteatri i Universitetit të Arteve, të cilit i shtohen edhe salla qendrore e Universitetit të Arteve, Salla Black Box1 dhe Black Box2.

Programi do të ofrohet edhe në dy kinema të improvizuara në formë shfaqjesh publike për banorët e Tiranës: në kinemanë e madhe “Dea Open Air” në sheshin “Skënderbej” dhe në kinemanë e improvizuar te Pazari i Ri. Kliko KËTU për programin.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).