Shfaqet filmi Ascenseur pour l’échafaud nga Louis Malle (1958 – 1h32 – Dramë/Triller) Julien Tavernier dhe dashnorja e tij, Florence Carala, gruaja e shefit të tij, kanë hartuar një plan djallëzor për të vrarë bashkëshortin e bezdisshëm. Pasi vrasja është kryer, Julien rikthehet për të hequr një provë të harruar pa dashje, e gjen veten të bllokuar në ashensor nga një ndërprerje e energjisë. Në gjuhën frënge me titra në shqip. Organizuar nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Kinoklubi Frankofon
Prev Post
Festivali Ndërkombëtar “ASA Awards 8”
Next Post
Takimi Letrar Tempo Negato