Art & Kulturë

Filmi ”Internimi” premierë botërore në…

Filmi ”Internimi” i regjisorit Kast Hasa merr pjesë në “Arizona International Film Festival”.

Kjo është edhe premiera botërore. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa filmi tregon ngjarje të vitit 1983, nga Shqipëria gjatë sundimit komunist. Festivali nis nesër dhe zhvillohet deri më datë 21 prill, ku “Internimi” konkurron për çmimin filmi më i mirë.

Filmi që pritet të jetë premierë botërore për publikun sjell një histori dashurie të ndaluar gjatë periudhës së komunizmit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).