Art & Kulturë

“Game of Thrones”, seriali i të gjitha rekordeve

Më e shtrenjta, më e ndjekura, më e vjedhura, më e vlerësuara… “Game of Thrones”, “Froni i Shpatave” në shqip, që sezoni i tetë dhe i fundit do të fillojë të shfaqet që prej 14 prillit në 186 vende, vazhdon të mbledhë rekorde.

Audiencë e jashtëzakonshme

E shfaqur në vitin 2011, “Game of Thrones”, GOT sipas shkurtimit, ka joshur gjithnjë e më shumë spektatorë, sezon pas sezoni. Ajo u shndërrua në serialin më të ndjekur për kompaninë HBO në vitin 2014, duke kaluar edhe “The Sopranos”. Epizodi i fundit i sezonit të shtatë u ndoq direkt nga 16,5 milionë fansa në SHBA, një rekord absolut për një serial televiziv. Mesatarisht, sipas HBO-së, epizodet e sezonit të fundit janë ndjekur nga më shumë se 30 milionë persona përtej Atlantikut.

Këto janë shifra të jashtëzakonshme që i gjen kudo që ky serial është shfaqur. Këtu duhet të shtojmë edhe piraterinë, që vlerësohet në më shumë se një miliard spektatorë për sezonin e shtatë, një rekord. Shumë kanale televizvie, si OCS në Francë apo “Sky Atlantic” në Britani të Madhe kanë vendosur që ta shfaqin njëkohësisht me SHBA-në, pra që përkon në mesnatë!

Buxhet kolosal

Sezoni i tetë është njoftuar të jetë më i shtrenjti në historinë e serialeve, me një buxhet prej 15 milionë dollarësh për epizod, ose 90 milionë për të gjashtë epizodet. Mes efekteve speciale, dekoret natyrale dhe pagat e aktorëve (më shumë se 1,1 milionë dollarë për episod për pesë aktorët kryesorë), llogaritë vetëm shtohen, pasi epizodet në këtë sezon të fundit janë më të gjata, 1 orë e 20 minuta për tre të fundit, njësoj si filmat me metrazh të gjatë. Vetëm udhëtimet me avion kanë kushtuar 10 milionë dollarë dhe sezoni më i shtrenjtë, i shtati, ka kushtuar 100 milionë dollarë.

Një investim krejtësisht fitimprurës, sipas “New York Times”, pasi HBO-ja ka grumbulluar në kthim një miliardë dollarë. Ky është gjithashtu edhe seriali më i vlerësuar me çmimet Emmy me një total prej 38 çmimesh.

Top sekret

Pas daljes së katër epizodeve të sezonit të pestë para fillimit të shfaqjes, HBO-ja ka bllokuar çdo komunikim. Dy drejtuesit, David Benioff dhe D.B. Weiss, që janë në drejtimin e epizodit të fundit, kanë xhiruar disa versione të fundit për të evituar rrjedhjet e informacionit, një teknikë e përdour edhe më parë për serialet e suksesshme “The Sopranos” dhe “Breaking Bad”. Aktorja Sophie Turner (Sansa Stark) ka tregur se ka vajtur në dy vende falso xhirimi për të ngatërruar pistat. Madje në skenat e xhirimit janë vendosur edhe pajisje kundër dronave.

Rritje e turizmit

Me rreth 30 vende xhirimi në të gjithë botën, kjo saga popullore rrit turizmin kudo që kalon. Irlanda e Veriut, Islanda apo qytetet spanjolle të Osunas dhe Geronës kanë rregjistruar një rritje të të fortë të frekuentimit të vendeve të xhirimit, kryesisht edhe falë udhëtimeve turistike të dedikuara, sipas të dhënave të grumbulluara në librin “Game of Thrones i dekodifikuar”, nga Ava Cahen.

Përse i përket qytetit të Dubrovnikut në Kroaci, kryeqyteti i Portit Mbretëror (King’s Landing), është detyruar të vendosë një normë për numrin e vizitorëve përballë fluksit shumë të lartë që lidhet me këtë serial.

Lançimi i një mode të re

Emrat e personazheve të serialit kanë drymëzuar prindërit. në Britani të Madhe, Aria është në 20 më të zgjedhurit, ndërsa në SHBA, Khaleesi, titulli i një prej personazheve kryesore që do të thotë mbretëreshë në gjuhën imagjinare të fisit Dothraki, hyri në 1000 më të zgjedhurit në vitin 2014.

Por nuk imitohen vetëm emrat. Një prej aktorëve kryesorë, Peter Dinklage, i ka bërë thirrje fansave që të mos blejnë më qen të rracës haski vetëm për t’i ngjarë personazheve të serialit sepse numri i këtyre kafshëve të braktisura më pas është rritur me 700% që prej vitit 2011 në Britani të Madhe, sipas shoqatës “Peta”.

Presidentë fansa

Barack Obama, fans i këtij seriali, i kërkoi produksionit që të shihte sezonine gjashtë para premierës, ndërkohë që HBO-ja kishte bllokuar çdo publikim para datës së shpallur. Donald Trump, nga ana tjetër, i është referuar shpesh herë motos emblematike të familjes Stark “Winter is coming” (dimri po vjen) duke shkruar në “Twitter”, “Sanksionet po vijnë” në lidhje me Iranin, si dhe “Muri po vjen” në lidhje me murin në kufirin me Meksikën.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).