Filmi ”Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është pjesë e garës zyrtare në ”Fajr International Film Festival” në Teheran, Iran.
Filmi shqiptar konkurron për filmi më i mirë, mes realizimeve të tjera të huaja kinematografike. Ky është një nga festivalet më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe ndër më të rëndësishmit, edhe pasi zhvillohet në Iran, ku kinemaja iraniane ka rreth 30 vjet që është në majat e kinemasë botërore.
Festivali këtë vit zhvillon edicionin e 37 nga data 18 deri më 26 prill në Teheran.