8 Shkurt, 19:00, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit Më datë 8 shkurt Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të ngjisë në skenë një performancë me valle shqiptare nga koreografi Panajot Kanaçi, që njihet si Magjistari i Valles Shqiptare, Shfaqja do të përmbledhë krijimtarinë e Kanaçit në 50 vite karrierë.