Art & Kulturë

Galeria e Artit hap ekspozitën “Kongresi i Lushnjes”

27 janar, 18:00, Galeria e Artit Tiranë, Rr. e Kavajës

Më 27 janar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Galerinë e Artit Tiranë, hap ekspozitën “Kongresi i Lushnjes” me rastin e 102-vjetorit të kësaj ndodhie historike.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen dokumente origjinalë të cilat ruhen në thesaret e Arkivit Qendror Shtetëror. Dokumentet kanë kryesisht të bëjnë me organizimin e Kongresit të Lushnjes, procesverbalet e secilës mbledhje me vendimet përkatëse, emrat e delegatëve, qeverinë e parë dalë nga ky Kongres, aktet e para zyrtare dhe sigurisht, ai i caktimit të Tiranës si kryeqytet i përkohshëm.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).