27 janar, 18:00, Europe House, Rr. Papa Gjon Pali II
Më datë 27 janar, në Europe House do të shfaqet dokumetari “Endphase” nga regjisori Hans Hochstöger.
“Endphase” tregon historinë e panjohur të një ndër masakrave të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Një javë para përfundimit të luftës, në natën e 2 majit 1945, 228 fëmijë, gra dhe të moshuar hebrej të Hungarisë u ekzekutuan në një provincë austriake nga autorë ende të panjohur.
Para shfaqjes së dokumentarit, regjisori do t’i drejtohet audiencës me një video-mesazh.