Gjysmëhumburi nga Sally Green

Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik. Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një […]

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” nga Shyqyru Sako

Po bëhen edhe përgatitjet e fundit për ekspozitën e piktorit të filmit, Shyqyri Sako – “Duke pikturuar filmin”. Karriera mbi 50-vjeçare e artistit, ku do të ekspozohen pllakate, piktura dhe vizatime nga filmat që kanë bërë histori në kinematografinë shqiptare vjen më 18 Korrik – Ora 20:00 te salloni i Kryeministrisë.

Mbyllet sezoni artistik. “Opera në Park” në Sheshin Skënderbej

TKOB do të fillojë sezonin e 2020 në çatinë e re. Pas më shumë se dy vjet e gjysmë në rikonstruksion godina e re pritet të jetë gati në janar. Këto shfaqe në park, vijnë si një rikthim e operas në Tiranës, përgjatë muajve të verës, në ndryshim nga vjet, ku shfaqet janë vënë nëpër […]

Labirintet e Gjirokastrës, atraksion për turistët

Skutat e fshehtat në Gjirokastër ose njohur ndryshe si labirinte do t’u afrohen turistëve si një atraksion i rrallë. Ato janë zbuluar gjatë punimeve në Qafën e Pazarit dhe 400 vjet më parë shërbenin për mbrojtjen e produkteve të ndryshme të tregtarëve. Dikur u ndërtuan që banorët e tregtarët të ruanin produktet në kushtet frigoriferike. […]

Teatri “shkon” në fshat

Për herë të parë teatri i kukullave realizoi turin artistik  veror në 9 fshatra të Shqipërisë. Fëmijët shijuan jo vetëm teatrin  e gjallë në natyrë, por ata u përfshinë edhe në aktivitete interaktive. Personazhet  e dashur të fëmijëve, kukullat, nga teatri kësaj here kanë shkuar tek fëmijët. Drejtori i teatrit të kukullave Fatjon Sulstarova e […]

Je me pushime dhe nuk ke plane? Merr fëmijët dhe shko te Parku i Liqenit

Parku i Madh i Liqenit nga 15 korriku e deri më 15 gusht do të jetë një oaz argëtimi për fëmijët dhe jo vetëm. Për të tretin vit radhazi buzë Liqenit pranë Godinës së Notarëve, Bashkia e Tiranës do të organizojë kampin veror. Në këtë aktivitet fëmijët do të kenë mundësi të socializohen dhe të […]

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës

Bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, Pjetër Rodiqi është ndarë nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi. Në këtë ditë të vrenjtur me sytë nga qielli, ajo e ka quajtur babain e saj nje yll që […]

Festivali “Brumi i Jetës” në Gjirokastër

Festivali “Brumi i Jetës” erdhi në edicionin e tij të dytë në Gjirokastër ku për të pranishmit u shtruan tryezat me petulla, petë, pite, mumuliga, kulaç, bobollaqe dhe shumë receta të harruara që u prezantuan nga shefat e ftuar nga disa rajone të vendit. Eventi u kombinua me ritet e kënduara të brumit, enët qindravjeçare […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).