Art & Kulturë

Labirintet e Gjirokastrës, atraksion për turistët

Skutat e fshehtat në Gjirokastër ose njohur ndryshe si labirinte do t’u afrohen turistëve si një atraksion i rrallë. Ato janë zbuluar gjatë punimeve në Qafën e Pazarit dhe 400 vjet më parë shërbenin për mbrojtjen e produkteve të ndryshme të tregtarëve.

Dikur u ndërtuan që banorët e tregtarët të ruanin produktet në kushtet frigoriferike. Sot labirintet e lashta të zbuluar në themelet e banesave në Gjirokastër do të kthehen në atraksion turistikë për vizitorët.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).