Të enjten dhe të premten më datë 18 – 19 korrik me orën: 09.00 – 13.00 dhe 18.00 – 22.00, Pika pa sipërfaqe organizon panairin veror të librave të rinj dhe të përdorur te Logu i Shkëndijës.
Do të ketë libra të rinj me ulje dhe libra të përdorur në shqip dhe gjuhë të tjera me çmime shumë të lira.
Për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas leximit mos e humbisni këtë mundësi.