Parku i Madh i Liqenit nga 15 korriku e deri më 15 gusht do të jetë një oaz argëtimi për fëmijët dhe jo vetëm. Për të tretin vit radhazi buzë Liqenit pranë Godinës së Notarëve, Bashkia e Tiranës do të organizojë kampin veror.
Në këtë aktivitet fëmijët do të kenë mundësi të socializohen dhe të argëtohen me njëri-tjetrin, duke ndjekur programin e ditës që fillon në orën 09:00 dhe mbyllet në orën 13:00.
Aktivitete pafund do të zhvillohen, kështu që nëse keni marrë pushimet, bashkë me fëmijët me vrap te Parku i Liqenit, për një verë ndryshe. Programi ditor do të jetë si më poshtë:
“Lexim, orë të gjuhëve të huaja, pikturë, art and craft me letër, flluska, kampionate futbolli, basketbolli, volejbolli, ping-pongu, mësime kërcimi, Lojëra me ujë, teatër, cirk, filma të animuar e lojëra popullore.”
Këtë sezon të nxehtë do ta shijoni pamasë nën hijet e pemëve dhe flladet freskuese në kampin më argëtues të verës!