Festivali “Brumi i Jetës” erdhi në edicionin e tij të dytë në Gjirokastër ku për të pranishmit u shtruan tryezat me petulla, petë, pite, mumuliga, kulaç, bobollaqe dhe shumë receta të harruara që u prezantuan nga shefat e ftuar nga disa rajone të vendit.
Eventi u kombinua me ritet e kënduara të brumit, enët qindravjeçare të zënies së brumit.
Pjesë e festës së brumit u bënë edhe traditat qindravjeçare të bukës së dasmës, kulaçit të lindjeve shoqëruar me ritet lokale dhe gëzimit për produktin kryesor të jetës. Grupi i Dumresë solli në festë traditën e bukës dhe ëmbëlsirave.