Bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, Pjetër Rodiqi është ndarë nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi. Në këtë ditë të vrenjtur me sytë nga qielli, ajo e ka quajtur babain e saj nje yll që u shua. Ndërkohë., Një re në formë zemre është fotografia që shoqëron këtë lajmërim. Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t’u kuruar nga nje sëundje e rëndë. Pjetër Rodiqi është dashuruar me Vaçe Zelën qe në fillimet e karrierës së saj. ‘Më ka tërhequr inteligjenca dhe shpirti i saj artistik. Flisnim për letërsinë dhe këto pasione na lidhën që në rininë tonë ‘ është shprehur në intervistat për Yllin e këngës shqiptare Pjetër Rodiqi. Vajza e dy artistëve Vaçe Zela e Pjetër Rodiqi e ka përcjell lajmin e dhimbshëm të largimit nga jeta të babait me këto fjalë…. ‘Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës
Prev Post
Festivali “Brumi i Jetës” në
Next Post
Je me pushime dhe nuk