Vojsava Sula ka çelur ekspozitën “Vortex” në qendrën kulturore “Tirana ekspres”. Janë fotografi që kanë në qendër objekte, njerëz edhe peizazhe të ndryshme, të cilat, studentja e dizajnit i ka realizuar me celular. Ekspozita “Vortex” vazhdon të qëndrojë hapur në qendrën kulturore “Tirana Ekspres”.