Art & Kulturë

“RoskoveciTUR” hap sezonin turistik në Roskovec

“RoskoveciTUR”, festa simbol çeli mbrëmjen e djeshme sezonin turistik në Roskovec.

Kjo është festa më e re, e cila i shtohet listës së gjatë të eventeve që bashkia Roskovec organizon, me qëllim rivitalizimin e jetës sociale, promovimin dhe kthimin e tij në një qytet urban ashtu dhe siç po transformohet dita ditës.

Pjesëmarrësit e shumtë në këtë festë shijuan një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës së këngëtareve të mirënjohura të skenës shqiptare Rovena Ibrahimi, Xhesika Polo dhe Blerina Matraku.

Mbrëmja e djeshme i dha jetë dhe ngjyra Roskovecit ku të gjithë bashkë u mblodhën për të festuar një natë vere ndryshe.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).