Ndër pikësynimet parësor të Shtëpisë Studio Kadare nuk është vetëm ruajtja e kujtesës por dhe gjenerimi i vijueshëm i mendimit kritik në lëmin e letërsisë dhe kulturës. Mbi këto premisa, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në sallonin letrar të librit fitues të cmimit Ismail Kadare 2019.
Diskutimet do të drejtohen nga autori Loer Kume, dhe do të rravgojnë jo thjesht në konkretesinë e veprës por edhe pergjithësisht mbi domethënien e çmimeve letrare dhe influencën e tyre në treg.