Art & Kulturë

Filmi “Krabat” tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi

Një zë në ëndërr josh jetimin 14-vjeçar Krabat në një mulli të mbështjellë në mister. Nga mjeshtri i fuqive të errëta ai pranohet si çirak. Bashkë me 11 djelmosha të tjerë ai nuk mëson vetëm punën në mulli, por dhe artin e magjisë së zezë. Por çmimi i cili duhet të paguajë është i lartë: në çdo natë të vitit të ri një nxënës duhet të paguajë me jetën e vet – vetëm kështu mjeshtri, i cili ka bërë pakt me vdekjen mund të zgjasë një vit jetën e tij. Krabat nis të çlirohet nga kjo forcë e cila duket se ishte fati i tij. Forca e tij e brendshme, një mik i zgjuar dhe dashuria e një vajze e ndihmojnë për të përzënë hijet e errëta, të cilat prej kohësh kanë mbuluar fshatin dhe banorët e tij.

Gjuha: gjermanisht me titra anglisht.
Hyrja: falas.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).