Art & Kulturë

Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi murale në kryeqytet

Në 3 vitet e fundit, rruga B në kryeqytet ka pasur një transformim total.

Monotoninë e ndërtesave këtu, e kanë thyer grafitet shumëngjyrëshe të artistëve të ndryshëm.

Vizatimet e llojllojshme po pëlqehen edhe nga qytetarët dhe banorët e kësaj pjese.

Pamje të ngjashme do të marrin edhe disa lagje të Prishtinës.

Në komunën e Prishtinës thonë se shumë shpejt do të filloj edhe realizimi i muraleve për Dua Lipën, Rita Orën dhe Era Istrefi.

Për këtë qëllim tashmë kanë arritur më shumë se 100 artistë të huaj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).