FOTO/ Daily Mail: “Fëmijët e pasur të Shqipërisë: Vaska plot me para dhe makina luksoze”

Prestigjozia britanike “Daily Mail”, ka shkruar së fundmi një artikull mbi fëmijët e pasur të Shqipërisë, duke vendosur theksin tek jeta e tyre luksoze. “Shumica e njerëzve fillojnë të kursejnë para gjatë muajit janar pasi kanë harxhuar për natën ndërrimin e viteve, por ky nuk është rasti i të rinjve të pasur të Shqipërisë”-, shkruan […]

FOTO/ Lançohet koleksioni më i ri i fustaneve nga stilistja kosovare

Stilistja kosovare Vjollca Llapashtica, me rastin e 7 vjetorit të krijimit të markës së saj, ka prodhuar një koleksion prej 7 fustanesh madhështor. Secili prej fustaneve është dizenjuar në mënyrë unike, me materiale të ardhura prej Italisë e Francës, ku ngjyrat mbizotëruese janë ari, argjendi, qumështi dhe e zeza. Vjollca është shprehur se ky koleksion […]

“Gjithçka është stil”: Kultura dhe sporti bashkohen në një

“Gjithçka është më shumë se një garë, është stil” – Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Federata Shqiptare e Aeronautikës nderoi dje pasdite në një mbrëmje Gala, Xhonatan Islamin me titullin “Sportisti i Vitit 2017”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës. “Sporti dhe Arti kanë shumë të përbashkëta. Qëllimi më i rëndësishëm është […]

Zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar sot ligjin për gjuhën shqipe.  Me 69 vota pro, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në këtë vend, edhe pse pati shumë debate. Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, edhe pse jo zyrtarisht, ka ekzistuar prej vitesh, ku tabelat e rrugëve dhe sinjalistikat në këtë vend, janë përkthyer edhe […]

FOTO/ Maqedonia vendos portretin e Skënderbeut në pullën postare

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Maqedonia ka vendosur portretin e tij në pullat e saj postare. Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, e ka bërë publik këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. “Posta e Maqedonisë ka emetuar sot pullën postare […]

Njihuni me personin më të pasur në botë!

Jeff Bezos, pronari i kompanisë Amazon, është zyrtarisht njeriu më i pasur i të gjitha kohërave! Të ardhurat neto të drejtuesit të Amazon arritën të hënën shifrën prej 105.1 miliard dollar, duke thyer rekordin e vendosur më parë nga Bill Gates. Sipas revistës Forbes & Bloomberg, të cilat ndjekin nivelin e pasurive të VIP-ave, pasuria e […]

FOTO/ Grekët pushtojnë katundet e Korçës dhe Pogradecit në vitin 1941

Këto fotografi i përkasin periudhës dhjetor 1940 – mars 1941, atëherë kur ushtria e Greqisë pati pushtuar jugun e Shqipërisë, pasi kishte mundur ushtrinë fashiste të Musolinit. Fotot i përkasin disa fshatrave të rrethit të Korçës si Dardhës, Osnat të Pogradecit, Libonik, Morava, Maliq. Fotografitë janë bërë nga ushtarët grekë, për të cilët nuk kemi […]

Arbëreshi Angelo Masci në gazetën perandorake franceze (1808): Ju rrëfej kombin shqiptar, nga Shkodra deri në Artë

Nga Aurenc Bebja*, Francë Gazeta e Perandorisë franceze, “Journal de l’Empire”, ka botuar, të dielën e 24 korrikut 1808, në faqen n°2, veprën e arbëreshit Angelo Masci (Ëngjëll Mashit) me titull “Essai sur l’origine, les mœurs, et l’état actuel de la nation albanaise – Discorso sull’origine, costumi, e stato attuale della nazione Albanese. ” Blogeri […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).