Art & Kulturë

Këngëtari shqiptar vjen me koncert të madh në Itali

Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare që po korr sukses të madh në Itali, ka njoftuar për daljen e albumit të tij të ri, të cilin do ta promovojë në një koncert të madh në Forumin e Assago, Milano, më 28 prill.

Albumi i ri i Metës titullohet “Ne nuk kemi armë” (Non Abbiamo Armi) dhe do të dali në muajin shkurt. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e tij social, ai ka njoftuar mbi këtë lajm të ri.

“Kam menduar se në mes të një stuhie apo edhe nën një dush bombash, zemra është e vetmja mburojë dhe strehë që kemi. Kam menduar se për gjithë kohëzgjatjen e këtij udhëtimi të madh që është jeta jonë, ne gjithmonë kërkojmë dorën e dikujt dhe e kuptoj se është kështu sepse… Ne nuk kemi të tjera armë.”-, është shprehur këngëtari.

Për Metën ky vit do të jetë i mbushur plot me aktivitete në fushën e muzikës, ku ai së bashku me Fabrizio Moro-n, do të marrin pjesë në edicionin e 68-të të Festivalit të Sanremos me këngën “Ti nuk më ke bërë asgjë”.

Gjithashtu, ai ka fituar edhe çmimin italian Four Music Aëards me këngën “Vietato Morire’.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).