Stilistja kosovare Vjollca Llapashtica, me rastin e 7 vjetorit të krijimit të markës së saj, ka prodhuar një koleksion prej 7 fustanesh madhështor.
Secili prej fustaneve është dizenjuar në mënyrë unike, me materiale të ardhura prej Italisë e Francës, ku ngjyrat mbizotëruese janë ari, argjendi, qumështi dhe e zeza.
Vjollca është shprehur se ky koleksion i saji është mjaft i veçantë dhe i punuar nga ajo vet me shumë përkujdesje.
“Jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë e më tej, besoj se askush deri më sot kësi lloj koleksioni nuk ka krijuar deri më tani”-, është shprehur ajo.
7 fustane – Ky numër lidhet me moshën e vajzës së saj, si edhe me ditëlindjen e shtatë të krijimit të ateliesë së saj.