Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, Maqedonia ka vendosur portretin e tij në pullat e saj postare.
Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, e ka bërë publik këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Posta e Maqedonisë ka emetuar sot pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”-, ka shkruar Reka.
https://twitter.com/RekaFatos/status/951207679627857921
Viti 2018 është shpallur viti i Skënderbeut, ku shumë institucione zyrtare në vend kanë vendosur stemën dedikuar tij, përpos festimeve dhe konkurseve të ndryshme që do të zhvillohen në emër të heroit kombëtar.