“Gjithçka është më shumë se një garë, është stil” – Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Federata Shqiptare e Aeronautikës nderoi dje pasdite në një mbrëmje Gala, Xhonatan Islamin me titullin “Sportisti i Vitit 2017”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës.
“Sporti dhe Arti kanë shumë të përbashkëta. Qëllimi më i rëndësishëm është arritja e rezultatit më të mirë të mundshëm. Të dyja orientohen nga qëllimi për sukses. Artisti dhe sportisti kanë si synim për të fituar garën, garën skenike, ose garën sportive”– u shpreh në fjalën e saj Ministrja Mirela Kumbaro .
Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë FSHA-ir dhe aktivitetet sportive, turistike dhe kulturore, duke besuar që edhe këtë vit do të jetë pjesë e pandashme e rrugëtimit së bashku për promovimin e vlerave kulturore të vendit tonë.