Prestigjozia britanike “Daily Mail”, ka shkruar së fundmi një artikull mbi fëmijët e pasur të Shqipërisë, duke vendosur theksin tek jeta e tyre luksoze.
“Shumica e njerëzve fillojnë të kursejnë para gjatë muajit janar pasi kanë harxhuar për natën ndërrimin e viteve, por ky nuk është rasti i të rinjve të pasur të Shqipërisë”-, shkruan gazeta britanike.
Sipas Daily Mail, jeta e pasanikëve të vegjël shqiptar, shfaqet më së miri në profilin “Rich Kids of Albania” në Instagram, ku mbizotërojnë fotot me makina të shtrenjta dhe kuti plot me para.
“Para e hedhur lumë”, kjo është kryefjala mbizotëruese e jetës mondane të këtyre të rinjve.