Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar sot ligjin për gjuhën shqipe. Me 69 vota pro, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në këtë vend, edhe pse pati shumë debate.
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, edhe pse jo zyrtarisht, ka ekzistuar prej vitesh, ku tabelat e rrugëve dhe sinjalistikat në këtë vend, janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se ky ligj shënon një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët.
“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë.”-, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.