Art & Kulturë

Lamtumirë Ali Mema…

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Ali Mema.

Ali Mema do të mbetet në memorien e sportdashësve shqiptar si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve 60-70, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e brezit të tij. Të shkëlqyera kanë qenë dhe paraqitjet e tij me ekipin kombëtar ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Për shumë vite me rradhë Mema ju dedikua trajningut duke qënë në krahun e ish trajnerit të Tiranës Enver Shehu.

Të shtunën në oren 17:00, Tirana luan në “Selmon Stermasi” kunder Laçit.

Kjo ndeshje do të jetë një ndeshje tributi për legjendën bardheblu Ali Mema…

Stadiumi duhet të jetë plot, për të përshendetur për herë të fundit nga fusha e gjelbert, ate qe Tiranes i kushtoi jetën…

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).