Art & Kulturë

Ndahet nga jeta ikona e Kombëtares shqiptare

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares. Sot është ndarë nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kobëtares tonë. Frashëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila më pas i ka marrë edhe jetën.

Ndërsa para disa vitesh ka kalaur edhe një infarkt kardiak.Fatmir Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Partizanin.

Frashëri, lindi më 3 prill të vitin 1941 dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Shqipërisë. Ai ka marrë disa dekorata si “Mjeshtri i Madh” apo “Mjeshtër i Merituar”. Si futbollist është shpallur 4 herë kampion me Tiranën, ndërsa si trajner 1 herë me Dinamon.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).