Art & Kulturë

Shkarkohet Panucci

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Shkarkimi i Panuccit vjen pas humbjes që pësoi mbrëmë Kombëtarja në ndeshjen kundër Turqisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).