Labirintet e Gjirokastrës, atraksion për turistët

Skutat e fshehtat në Gjirokastër ose njohur ndryshe si labirinte do t’u afrohen turistëve si një atraksion i rrallë. Ato janë zbuluar gjatë punimeve në Qafën e Pazarit dhe 400 vjet më parë shërbenin për mbrojtjen e produkteve të ndryshme të tregtarëve. Dikur u ndërtuan që banorët e tregtarët të ruanin produktet në kushtet frigoriferike. […]

“Ekspozita e unit” me 220 vepra të krijimtarisë 60-vjeçare në Durrës

Skulptori dhe piktori Nelo Lukaçi, sjell ekspozitën që u hap në galerinë e arteve pamore të qytetit bregdetar. Artisti 79-vjeçar nga Durrësi e ka titulluar “Ekspozita e unit” prezantimin e mbi 220 punimeve në skulpturë dhe pikturë, që nga fillimet e veprimtarisë në vitet 1960. I njohur si skulptor i punimeve të rëndësishme së bashku […]

Ekspozitë në Tiranë me bukuritë e rralla të faunës së Kosovës

Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës u prezantuan mbrëmjen e djeshme në ekspozitën e ëildlife Albanian Photographers, të çelur në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë. “Ekspozita e jetës së egër shqiptare” u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Po ashtu ky aktivitet u mbështet […]

Ekspozita e parë abstrakte me celular në Shqipëri

Vojsava Sula ka çelur ekspozitën “Vortex” në qendrën kulturore “Tirana ekspres”. Janë fotografi që kanë në qendër objekte, njerëz edhe peizazhe të ndryshme, të cilat, studentja e dizajnit i ka realizuar me celular. Ekspozita “Vortex” vazhdon të qëndrojë hapur në qendrën kulturore “Tirana Ekspres”.

Kolë Idromeno në retrospektivë/ Edhe pak hapet ekspozita

Nikollë Idromeno u lind në Shkodër më 15 gusht të vitit 1860. I ati, Arsen Idromeno, një shqiptar nga Parga, ishte vendosur në Shkodër në vitin 1856. Arseni u martua me një vajzë shkodrane, Roza Saraçin në vitin 1858. Nikolla, ose Kola si e njohim ne më shumë, ishte fëmija i dytë i çiftit Idromeno, […]

Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi murale në kryeqytet

Në 3 vitet e fundit, rruga B në kryeqytet ka pasur një transformim total. Monotoninë e ndërtesave këtu, e kanë thyer grafitet shumëngjyrëshe të artistëve të ndryshëm. Vizatimet e llojllojshme po pëlqehen edhe nga qytetarët dhe banorët e kësaj pjese. Pamje të ngjashme do të marrin edhe disa lagje të Prishtinës. Në komunën e Prishtinës […]

Vjen ekspozita e edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”

Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë ekspozitën e finalistëve të edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”. Kuruar nga Zeni Ballazhi, në këtë ekspozitë pjesëmarrësit e sivjetmë janë: Adea Pula,  Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi,  Dion Zeqiri,  Fidan Bejtullahu dhe Valdrin Thaqi. Ky edicion i AR është pjesë e aktiviteteve 20/20 me rastin e […]

Kolë Idromeno në retrospektivë/ Hapja e ekspozitës

Në Galerinë Kombëtare e Arteve ditën e enjte më 27 qershor, në orën 20:00 hapet ekspozita retrospektive e artistit Kolë Idromeno. Në se te ‘Motra Tone’ Kolë Idromeno pikturoi bukurinë e familjes, te ‘Dasma Shkodrane’ bukurinë e traditës, te portreti i Gjyzepinës bukurinë e ndjesës, në tablonë ‘Rrugët e jetës’ ai pikturoi bukurinë e çlirimit […]

Muzeu i Louvreit nis rezervimet për ekspozitën “Leonardo da Vinçi”

Muzeu i Lovreit ka hapur rezervimet për ekspozitën e madhe me veprat e Leonardo da Vincit. Këtë e ka bërë katër muaj para hapjes së saj, e që pritet të jetë një prej ngjarjeve madhore me të cilën shënohet 500-vjetori i vdekjes së maestros së Renesancës. Mundësia për rezervime është hapur të hënën, përderisa autoritetet […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).