Art & Kulturë

Ekspozitë në Tiranë me bukuritë e rralla të faunës së Kosovës

Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës u prezantuan mbrëmjen e djeshme në ekspozitën e ëildlife Albanian Photographers, të çelur në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.

“Ekspozita e jetës së egër shqiptare” u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Po ashtu ky aktivitet u mbështet edhe nga kompanitë “Stone Castle’ “Birra Peja”, Bibaj Group, si dhe miq të Ambasadës, Deiton Musolli dhe Fatos Mustafa.

Kjo ekspozitë në 30 fotografitë e paraqitura prezanton bukuritë e rralla të faunës së Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare të realizuara nga fotografë shqiptarë. Po ashtu këto fotografi kanë për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trevat shqiptare përmes fotografisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).