Netët e Muzeut

Muzeu i Bankës së Shqipërisë organizon për herë të parë një cikël leksionesh të quajtura “Netët e Muzeut”. Leksioni “Monetimi në viset shqiptare gjatë Periudhës Osmane” me lektor Artan Lame, çel siparin e këtij cikli më 30 tetor 2017, ora 18:00, brenda ambienteve të Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Konferencë Shkencore Kombëtare: Totalitarizmi – Rasti i Shqipërisë

Qasje Shkencore dhe Kulturore për Totalitarizmin: Rasti i Shqipërisë PROGRAMI: DITA E PARË, 27 tetor 2017, Fakulteti i Shkencave Sociale, salla 011 09.00-09.30 Hapja dhe fjala përshëndetëse Prof.Dr. Edmond Rapti (Dekan i FSHS) 9.30- 11.30 Seanca e parë: Politika, ideologjia dhe kujtesa Moderator: Klejd Këlliçi (Universiteti i Tiranës) “Ndryshimet pas diktaturës nga këndvështrimi i të […]

Pionier

Pionieri është dikush që nuk ka frikë të marrë iniciativa të reja ose të provojë diçka të re në të gjitha fushat e jetës. Gjithashtu një iniciator, një sfidues dhe një leader që krijon diçka, qoftë kjo një iniciativë, një biznes apo kompani. Siç e përmenda më sipër, mund të jetë një sipërmarrës i ri […]

Salloni i Studimeve në Francë

Të studiosh në Francë ? Një shans ! Ambasada e Francës dhe Hapësira Campus France Shqipëri organizojnë sallonin “Studime në Francë”, të premten 27 tetor 2017, duke filluar nga ora 14:00, në hollin e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Shumë universitete dhe Grandes Ecoles franceze do të jenë të përfaqësuara, sikurse edhe Hapësira […]

Skulptura e çuditshme e shqiptarit, në Ministrinë e Arsimit në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar është zgjedhur si personazhi i vitit për një provincë italiane si Mungnano për një motiv tepër të veçantë. Në fillim të vitit 19 vjeçari u vlerësua ndër fituesit të Bienales kombëtare të Liceve Artistike në Itali. I riu Sebastiano Miraka u prezantua me një punim të fytyrës së Marek Hamsik pasi është bërë […]

Diskutim: Gazetaria cilësore versus „Fake news“

Diskutim: Gazetaria cilësore versus „Fake news“ 3.11.2017, ora 18:00, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit, Universiteti i Tiranës Hyrja e lirë! Si ruhen standardet e gazetarisë në kohën e “Fake News”, populizmit në rritje dhe ekstremizmit fetar? Si i është përshtatur Deutsche Welle përhapjes së shpejtë të formave të pasqyrimit gazetaresk në […]

Food & Drink Festival 2017

Expocity Albania organizon për të tretin vit radhazi panairin “Food & Drink Festival 2017”, që do të mbahet në datat 8-10 Dhjetor 2017. Panairi i dedikuar industrisë së ushqimit & pijeve do të jetë i fokusuar në ruajtjen e traditës, krijimin e një platforme promovimi të zhvillimeve më të fundit të këtij sektori, duke ofruar […]

Facebook me një ndryshim të ri

Facebook po teston një tjetër ndryshim madhor i cili do t’i zhdukë tërëisht postimet e papaguara nga kryefaqja e përdoruesit të zakonshëm. Një ndryshim i tillë do të ishte katastrofik për gjithë botuesit dhe mediat online që gjejnë audiencë nga rrjeti social. Sistemi i ri po provohet në gjashtë shtete duke përfshirë Sllovaki, Serbi dhe […]

Salla operistike në Meksikë merr emrin e Placido Domingos, në koncertin gala edhe tenori shqiptar Ramë Lahaj

Është inauguruar salla 1 e Shtëpisë Operistike në Meksikë, ku në koncertin gala, bashkë me tenorin e famshëm Placido Domingo, janë ngjitur në skenë edhe finalistë të Operalias, ku i pranishëm ishte edhe tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj. Një paraqitje të shkëlqyer kanë prezantuar këta artistë para audiencës në Meksikë, dhe Meksika, për të […]

Shkolla e Vashave në Korçë, mblodhi patriotët më të shquar

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vasha, – shkruan në kujtimet e veta Sevasti Qiriazi, – është si një romancë plot aventura. Është historia e luftës kundër injorancës, që pati arritje të rëndësishme dhe me vlerë. Ishte si një re pluhuri e krijuar aty-këtu prej erës që u hoq nga shkretëtira ku kishte lindur […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).