Një 19-vjeçar shqiptar është zgjedhur si personazhi i vitit për një provincë italiane si Mungnano për një motiv tepër të veçantë.
Në fillim të vitit 19 vjeçari u vlerësua ndër fituesit të Bienales kombëtare të Liceve Artistike në Itali. I riu Sebastiano Miraka u prezantua me një punim të fytyrës së Marek Hamsik pasi është bërë një gol. Kjo vepër është e ekspozuar aktualisht në Ministrinë e Arsimit publik dhe Universitetit në Romë.
Vetë i riu e përshkruan kështu veprën e tij. “Skulptura lindi nga pasioni im për lojën e futbollit e menduar si një “ulërimë triumfi” për të gjithë djemtë e lindur në periferitë e botës që nuk dinë të ëndërrojnë një të ardhme pasi mendojnë se nuk e meritojnë. Shpresoj që puna ime të nxisë tek gjithsecili që e shikon entuziazmin e një fëmijë dhe ambicien e fituesit”.
Por kush është Sabastiano Miraka?
Është djalë i emigrantëve shqiptarë nga Gramshi të larguar prej shumë vitesh në Itali.